Reagimi i parë i Vuçiq nga Brukseli, thotë që Serbia është më e rëndësishme se dialogu

Reagimi i parë i Vuçiq nga Brukseli, thotë që Serbia është më e rëndësishme se dialogu

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq ka thënë se shpreson që dita e sotme të jetë e mirë për Serbinë.

Këtë koment e bëri pas takimit me shefin e BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borell dhe para se të parballet, më pas, me Albin Kurtin e Republikës së Kosovës, në Bruksel.

“Shpresoj të jetë fillimi i një dite të mirë për Serbinë, këtu në Bruksel”, ka shkruar Vuciq në Instagram. “Dialogu është i rëndësishëm, Serbia është më e rëndësishmja”.

Related Articles