Nexhmedin Spahiu: Ditëlindja e Adem Jasharit është falsifikuar, ka lindur më 10 tetor – jo më 28 nëntor

Nexhmedin Spahiu: Ditëlindja e Adem Jasharit është falsifikuar, ka lindur më 10 tetor – jo më 28 nëntor

Pesë vjet më parë Nexhmedin Spahiku kishte “tronditur” opinionin shqiptar me një tezë të ngritur. Ai thoshte se ka parë një dokumet në të cilin ditëlindja e komandantit, Adem Jashari është 10 tetor e jo 28 nëntor.

Këtë pretendim të tijin vazhdon ta mbajë, pavarësisht se pati reaguar edhe Bekim Jashari nipi i Adem Jasharit.

Nexhmedin Spahiu në një prononcim për Lajmi.net, tha se ai i qëndron asaj që ka deklaruar, pasi  e ka parë një dokument në të cilin thuhet se ditëlindja e Adem Jasharit është më 10 tetor e jo 28 nëntor.

Shiko unë nuk ia kam pre kthizën Adem Jasharit. Unë kam fol për një dokument i cili qëndron në Arkivin e Mitrovicës ku janë regjistrat shkollorë të shkollave të mesme edhe ku, Adem Jashari, ka kryer shkollën teknike dhe me ato regjistra ditëlindja e Adem Jasharit figuron 10 tetor 1955, tash a është shënu aty gabim apo është shënu diku tjetër gabim është problem i cili duhet me u hulumtu“, tha Spahiu për Lajmi.net.

Spahiu tutje u shpreh se nuk është e rëndësishme data se kur ka lindë, Adem Jashari pasi kjo nuk e ybehë fare fihurën e lavdishme të tij, por që nëse dikush ka bërë falsifikim me shfaq më patriot ka bërë shumë gabim.

Por, nëse dikush e ka me qëllim për me tregu ma patriot se dikush lind më 28 nëntor, kjo është absolutisht gabim sepse patriotat lindin në çfarëdo lloj data, edhe tradhtarët lindin në çfarëdo date. Me nisë me 28 nëntor sa hajni, sa budalla e tradhtari lindë me 28 nëntor, e me i quajtë patriota, kjo është apsurd. Adem Jashari është hero në çfarëdo date që ka lindë, vepra e tij nuk zvogëlohet”, tha ai.

Tutje Nexhmedin Spahiu vazhdoi këtë elaborim të tijë edhe duke ironizuar pak, ku dha një sygjerim që është mirë të pyetet, Rifat Jashari si vëlla më i madh, pasi ai mund ta ketë mbajtur mend lindjen e tij.

“Kqyre për mua, me gabu datën në rexhistra në ish-Jugosllavi, është dicka e pamundur, dokumentat tjera që I ka nxjerrë të UNMIK-ut, Bekim Jashari, thotë ndryshe, ndoshta është ëbrë një lëshim me qëllim apo pa qëllim, po tash kujt ne i besu. Me vet Rifat Jasharin ndoshta e mbanë mend kur ka lind, është më i madh në moshë, si vllau i madh e mbanë mend më mirë, tha Spahiu.

Në fund Spahiu tha se asnjëherë nuk ka dashur që ta komprementojë figurën e komandanti Adem Jashari, por këtë e kanë bërë ata që ia kanë falsifikuar ditëlindjen.

“Ata që e kanë bë të madhe këtë punë, kur unë e kam publiku këtë të dhënë, në fakt ata kanë qenë kundër Adem Jashari, jo unë, unë nuk e kam përdhosur figurën e tij pse e kam publiku një dokument që e kam gjetur që nuk ka qenë komprometus për Adem Jasharin.

Ai dockument flet për ata që e kanë falsifiku, nëse ja kanë falsifiku, nëse në dokumente janë dy data të ndryshme, atëherë del se njëra është e falsifikume, por kjo nuk ka të bëjë me Adem Jasharin por me ata që e kanë falsifikuar”, përfundoi Spahiu. /

Related Articles