Dyshohet për ngacmimin dhe dhunimin e të miturës, një muaj paraburgim për policin në Gjakovë

Dyshohet për ngacmimin dhe dhunimin e të miturës, një muaj paraburgim për policin në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj zyrtarit policor [i suspenduar], Enis Sefa, i cili u arrestua nën dyshimet se ka ngacmuar dhe ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Gjykata njofton se Sefës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy veprat penale ‘Dhunim’ dhe ‘Ngacmim’.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, Sefa dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë, edhe pse ka qenë në dijeni se ajo ende nuk ka mbushut 16 vjet.

Sipas kërkesës, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen””, thuhet në njoftim.

Related Articles