Ish-komandanti i UÇK-së Sabit Geci, mohon se është konvertuar në fenë katolike dhe se e ka ndërruar emrin.
“Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai Gazetës Express. “Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.
Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik.
“Unë nuk jam fetar fare, hiç ,hiç. Bile qeta me mjekrra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quejt flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thanë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’sështë haram, kjo është tmerr o vëlla”, tha ai.
Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë ka postuar një fotografi, në të cilin shihet Sabit Geci.
Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë, kjo famulli ka shkruar “pagëzimi i ish-komandantit të UÇK-së Sabit Geci”.
“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci.
“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”” – shkruhet aty.