Prokuroria ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh Dardan Molliqajt dhe 5 aktivistëve të tjerë të PSD-së që u arrestuan sot në protestën kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Lajmin e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi nga kjo parti.
“Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimit t’iu jepet masa e paraburgimit për 48 orë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tutje PSD thotë se ky vendim është politik dhe i padrejtë, teksa tutje ka kërkuar lirimin e tyre.
“Kështu po provohet ta ndalin zërin opozitar, ta relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale”, thuhet në reagim.