Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij

Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij

Pak më parë u raportua për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku 52-vjeçari, Ali Kosova, dyshohet se u privua nga jeta pasi u godit me thikë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Edon Bujupi.

Nuk dihen ende motivet që shtynë drejt kësaj ngjarjeje tragjike, pasi i dyshuari dhe viktima kishin lidhje familjare, dhëndër dhe vjehërr.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles