Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë fotografinë e të ndjerës që dyshohet se u vra nga disa plaçkitës mbrëmjen e të mërkurës.
Ai ka thënë se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona!”, ka shkruar Pacolli.
Duhet theksuar se viktima ishte gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të Pacollit.