Detaje nga përplasja e Policisë me grupin e grabitësve në Suharekë, një polic i plagosur dhe një person i vrarë

Detaje nga përplasja e Policisë me grupin e grabitësve në Suharekë, një polic i plagosur dhe një person i vrarë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë ditës së sotme në lagjën Arbëria në Prishtinë, ku një polic ka mbetur i plagosur dhe një i dyshuar i vrarë.

Dyshohet se gjatë një operacioni policor është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, raporton Enigma.

Burime të Enigmës raportojnë se gjatë një operacioni, Policia ka rrethekuar grupin e dyshuar të grabitësve të argjendarisë në Suharekë.

Nga shkëmbimi i zjarrit me grupin e grabitësve, burime të Enigmës bëjnë me dije se një polic është plagosur, ndërsa një person nga grupi i grabitësve është vrarë, ndërsa një tjetër është arrestuar nga Policia.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Një tjetër nga grupi, raportohet të jetë në arrati.

Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Related Articles