Sot u raportua për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur në Pejë, ku është keqtrajtuar seksualisht një vajzë e mitur nga një burrë i moshës madhore. Ngjarja e trishtë dyshohet se ka ndodhur gjatë kohës kur 15-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.
Vajza u gjet, por ajo që u zbulua pas hetimeve doli të jetë tronditëse për familjen. I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar dhe ndaluar, ndërsa Sinjali ka mësuar identitetin e tij.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari për dhunimin e 15-vjeçares është Sali Kadrija.
Familja fillimisht s’kishte informacione për fatin e saj për ditë të tëra, prandaj e denoncuan rastin. Gjatë kohës sa nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, 63-vjeçari po dyshohet se e kishte keqpërdorur seksualisht, duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.
Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.