Një person tenton ta paguajë rrymën në KEDS me monedha 2 euroshe, 500 prej tyre të falsifikuara

Një person tenton ta paguajë rrymën në KEDS me monedha 2 euroshe, 500 prej tyre të falsifikuara

Rastet kur po kryhen shërbime në biznese e institucione të ndryshme me para të falsifikuara janë rritur. Qindra e mijëra euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim, në  tregun e Kosovës.

Me para false ka provuar ta paguajë rrymën në KEDS edhe një person në Shtërpcë, ku më pas u zbulua se 500 nga monedhat që i kishte me vete dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ankuesja femër mashkull kosovare zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient mashkull kosovar ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2€ të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në një raport shtesë, Policia njofton se i dyshuari 48-vjeçar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Policët hetues të stacionit në Shtërpcë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin G.I (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdesatar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedura tjera hetimore, ndërsa monedhat e metalta janë konfiskuar“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të mërkurën janë arrestuar gjashtë persona, tre kosovarë dhe tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

Gjatë arrestimit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar para me thasë, ku pas verifikimit ka rezultuar se shuma e tyre është mbi 85 mijë euro – të gjitha në monedhën 2 euro.

Ndaj të dyshuarve, Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë kanë filluar të mos pranojnë pagesa me këto monedha.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Related Articles