Zyberaj flet për Naim Murselin: Është fshehur mes nesh si i sjellshëm e madje dhe si humanist

Zyberaj flet për Naim Murselin: Është fshehur mes nesh si i sjellshëm e madje dhe si humanist

Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që kishte qenë këshilltar i Pacollit.

Zyberaj pas caktimit të masës së paraburgimit prej një muaj për tre të dyshuarit, shkroi në Facebook se “sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit”.

Ai po ashtu tha se Murseli ishte fshehur mes kolegësh “duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”.

“Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”, shkroi Zyberaj.

“Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën” shtoi ai.

Related Articles