Në Gjakovë shumë qytetarë kanë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë.
Ndezja e qirinjëve u bë tek “Parku i Qytetit”.
Ky aktivitet u bë për të nderuar Liridona Ademaj dhe për të kërkuar drejtësi.
30-vjeçarja Liridona Ademaj, u privua nga jeta në moshë të re, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli.
I njëjti dyshohet se pagoi 30 mijë euro dorasin për vrasjen e Liridonës.
Në nderim të Liridonës, qirinj janë ndezur edhe në Ferizaj e Prishtinë.