Policia e Kosovës në Kamenicë, sot rreth orës 11:40 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në Koretin.
Zyrtarët policorë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin R.A. (1961), ku gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, me leje nga prokurori i shtetit, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK 47, dy karikatorë të pushkës automatike, 153 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, një pistoletë M57 e kalibrit 7.62, dy karikatorë të pistoletës dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Pas intervistimit nga prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe dhunë në familje.