Maqedoni e Veriut: Arrestohet narko-trafikanti me origjinë nga Kosova, dyshohet se vrau një shqiptar

Maqedoni e Veriut: Arrestohet narko-trafikanti me origjinë nga Kosova, dyshohet se vrau një shqiptar

Një person me origjinë nga Kosova është arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

Remzi Azemi, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ilir Hidrit, në Ekuador në maj të vitit 2017.

Ai ishte në listën e Interpol-it.

Autoritetet e Ekuadorit, e kishin një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Azemit në vitin 2021.

Policia njoftoi se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e Remzi Azemit, transmeton Klankosova.tv

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në vitin 2014-të, Remzi Azemi, ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë.

Banda e kosovarit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Evropë.

Ata dyshoheshin se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në kontintentin e vjetër.

Megjithatë, narko-trafikanti kosovar kishte dalë nga burgu pas një muaji.

Nga fundi i vitit 2017, atij iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit.

Kësaj ngjarjeje, i pasoi ekzekutimi i Ilir Hidrit, po ashtu një narko-trafikant shqiptar i cili vepronte në qytetin e Guayaquilit.

Related Articles