Dy bijtë e Liridona Ademajt kanë udhëtuar këtë të shtunë drejt Suedisë.
Burime të Klan Kosova konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje, ngaqë ata janë shtetas suedez.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë, ku njëri prej tyre është prangosur sonte.