Tifozët e Sevillas nuk lejohen në Francë, trajneri i Lens: “Si do t’i organizojmë Lojërat Olimpike nëse nuk mund të mirëpresim 300 tifozë?”

Tifozët e Sevillas nuk lejohen në Francë, trajneri i Lens: “Si do t’i organizojmë Lojërat Olimpike nëse nuk mund të mirëpresim 300 tifozë?”

Trajneri i Lens, francezi Franck Haise, iu bashkua kritikave ndaj qeverisë franceze dhe konsideroi se ndalimi i 300 tifozëve të Sevillas për të udhëtuar reflekton “një problem” për Ekzekutivin për të menaxhuar ardhjen e tifozëve pak përpara Lojërave Olimpike të Parisit.

“Ishte një ndalim i vonuar, mbaj mend që shorti u hodh në fund të gushtit. Tifozët e Seviljes nga 300 deri në 400 kanë organizuar një udhëtim dhe në momentin e fundit u themi mos ejani, sepse janë disa probleme. Disa probleme që i kanë shumica e vendeve”, deklaroi Haise në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Sevillas.

“Si do t’i zhvillojmë lojërat olimpike nëse nuk mund të presim 300 tifozë në tokën tonë?” tha ai.

Deklaratat e Haise vijnë menjëherë pasi një nga grupi kryesor i mbështetësve të Lens, Tigrat e Kuq, njoftoi se ata do të lejojnë vendet e tyre në stadiumin Bollaert-Delelis për tifozët e Sevillas.

Related Articles