Kandiq godet Vuçiqin për të pagjeturit pas takimit me Kurtin, ia përmend rastin e Ramë Manajt

Kandiq godet Vuçiqin për të pagjeturit pas takimit me Kurtin, ia përmend rastin e Ramë Manajt

Natasha Kandiq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, familjarët e të cilit janë zhdukur në prill 1999 dhe mbetjet janë gjetur në një liqen në Serbi. Ndërkaq Veljko Odaloviqi që tani mban postin e Kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997 gjatë regjimit të Millosheviqit.

“Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, djali 18-vjeçar i tij, Ylli, vëllau Smajl dhe disa familjarë janë parë së fundi më 4 prill 1999 në fshatin Kralan. Mbetjet e vëllaut të tij dhe 18 personave të tjerë të cilët u zhdukën në Kralan janë gjetur në Liqenin Perucac. 48 të tjerë janë në listën Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zhdukurit”, ka shkruar Kandiq.

Related Articles