500 kilogramë kanabis janë kapur gjatë një operacioni të madh policor që u zhvillua në Vlorë.
Në operacionin e koduar “Reset”, ku morën pjesë edhe forcat speciale “Renea”, u arrestuan shtatë persona.
Të dyshuarit janë: Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurert Likaj dhe Altin Meçi.
E po ashtu disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Droga ishte e ndarë në 34 paketime dhe ishte e gatshme për shitje, njofton Policia Shqiptare.
Destinacion final i lëndës narkotike ishte Turqia.