Legjenda e Chelseat godet Brojën dhe Gallagherin: Nuk janë për të qenë pjesë e këtij klubi

Legjenda e Chelseat godet Brojën dhe Gallagherin: Nuk janë për të qenë pjesë e këtij klubi

Po vazhdon forma katastrofale e Chelseat dhe duket shumë e vështirë që klubi londinez të zë një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Kritika të shumta ka për futbollistët e Chelseat, derisa i fundit që ka kritikuar është ish-mesfushori John Obi Mikel.

“Po e nis me mesfushën, Enzo dhe Caicedo janë lojtarë të mirë, por duan kohë. Cucurrela nuk është për Chelsean. Në rolin e tij në të kaluarën luanin emra si Ashley Cole, William Gallas apo Azpilicueta. Këta emra kanë vendosur një standart shumë të lartë për Chelsean”, deklaroi Obi Mikel.

Ish-mesfushori nigerian ka goditur edhe sulmuesin shqiptar Armando Brojën si dhe njërin nga kapitenët Conor Gallagher.

“Edhe Broja nuk më duket në nivelin e Chelseat. Shpresoj që klubi të transferojë Osimhen pasi është lojtari që mund t’i sigurojë objektivat e Chelseat”.

“Gallagher është lojtar i mirë, por jo për Chelsean. Nuk do të kishte shanse të ishte pjesë e titullarëve të skuadrës në kohën time”, u shpreh Mikel.

John Obi Mikel qëndroi te Chelsea për 11 vite duke kompletuar 372 paraqitje me The Blues, ndërsa fitoi dhjetë trofe duke përfshirë dy herë Ligën Premier dhe një herë Ligën e Kampionëve. 

Related Articles