Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht një vajzë 23-vjeçare në qytetin e Pejës. Vajza nga Shqipëria fillimisht ishte raportuar e zhdukur.
Sinjali mëson ekskluzivisht se dy të dyshuarit janë: Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se me urdhër të prokurorit është sekuestruar edhe vetura që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për kryerjen e veprës penale.
Po ashtu, është siguruar edhe vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti.
Gogaj dhe Berisha janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tyre pritet të merren masa ligjore.
Ndryshe, rasti i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Pejë, ku 23-vjeçarja nga Shqipëria është raportuar e zhdukur e më pas e njëjta dyshohet se është keqpërdorur seksualisht.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti u zbulua pasi motra e viktimës erdhi në Kosovë për ta kërkuar atë dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.
Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme, teksa njësitet policore u vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar se kush janë personat e dyshuar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.