“Si i kidnapuar..”/Gruaja e Nasim Haradinajt ankohet për mënyrën se si EULEX-i ia ktheu burrin në shtëpi

“Si i kidnapuar..”/Gruaja e Nasim Haradinajt ankohet për mënyrën se si EULEX-i ia ktheu burrin në shtëpi

Nasim Haradinaj sot është liruar nga Haga dhe tashmë po qëndron në shtëpinë e tij në Deçan.

Pas lirimit, ka folur edhe gruaja e Nasimit, Xhejlane Haradinajn, e cila ka thënë se është e gëzuar, por që ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si Haradinaj është kthyer nga Haga për në Kosovë.

Ajo ka thënë se si i kidnapuar ka shkuar në Hagë dhe si i kidnapuar është kthyer.

“Jam shumë e gëzuar që ka ardhur. Prapë se prapë mendoj për ata që janë atje. Janë ndjenja të përziera. Por jam e gëzuar që ka ardhë. E pash që është mirë, është me bashkë fshatarë, me bashkë atdhetarë. Ka qenë i kindapuar. Dhe si i kindapuar ka ardhur. Nuk kam ditë asgjë. As avokati s’është lajmëruar, as avokati s’është lajmëruar. Mënyra qysh ka ardhur, është sikur kur e kanë marrë. Mënyrë jo korrekt e EULEX-it”, ka thënë ajo në T7.

Related Articles