Arifin godet sërish Kurtin: Jemi viktimë e një lufte politike Prishtinë-Tiranë, Albini rren

Arifin godet sërish Kurtin: Jemi viktimë e një lufte politike Prishtinë-Tiranë, Albini rren

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, duke folur për zhvillimet politike, tha se Prishtina merret me Tiranën përmes Preshevës.

Ai tha se nuk ka personale asgjë më kryeministrin Albin Kurti, por sipas tij ballafaqimin e parë e kishin më 2020.

“Me Albin Kurtin personale nuk kam kurrgjë hiç, e kemi pas ballafaqimin e parë në 2020 sepse ai ishte kundër listës, thojke ky koalicion është bë prej poshtë –lartë, atë qasjen që e ka edhe me mua e ka pas ashtu. Nuk e ka përshëndet fare unifikimin në 2020. E tash Presheva që tri vite është në situatë që merret Prishtina me Tiranën, Tirana jo me Prishtinën, po Prishtina merret me Tiranën përmes neve. Shpesh kam thënë që Albini rren”, tha Arifi në Pressing.

Related Articles