Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i adresohet Kuvendit me fjalimin e saj vjetor. Por, në seancën që është paraparë të fillojë nga ora 11:00, do të mungojë Partia Demokratike e Kosovës. PDK ka vendosur që të braktisë sërish fjalimin e Osmanit.
Bashkë me PDK-në edhe AAK-ja ka vendosur që ta bojkotojë fjalimin e presidentes Osmani dhe se nuk do të jenë të pranishëm në seancë.
Për dallim nga partitë e përmendura, Lidhja Demokratika e Kosovës (LDK) ka vendosur që të marr pjesë në fjalimin e Presidentes që do t’i drejtohet deputetëve pas një ore.