Një person është arrestuar në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet se bashkë me dy persona tjerë e kanë thyer një lokal dhe kanë vjedhur auto-pjesë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 16.12.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me dy persona të tjerë kanë thyer lokalin, dhe kanë vjedhur auto-pjesë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”