Moti për javën e ardhshme: Ngrica, diell, dhe të reshura shiu e bore

Moti për javën e ardhshme: Ngrica, diell, dhe të reshura shiu e bore

Moti të hënën do të jetë kthjellët e me diell, ndërsa në mëngjes ka ngrica, e ultësirave ka mundësi për mjegull.

Mëngjesin e së martës do të  ketë ngrica, kurse në ultësira gjatë orëve të para të ditës do të jetë me mjegull. Kjo ditë, pritet që kryesisht të kalojë me diell.

Ditën e nesërme, të mërkurën do të dominojë koha me diell, kurse ultësirave do të ketë mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Ditën e enjte priten vranësira kalimtare dhe intervale me diell, njofton Prishtina Weather.

E premtja do të jetë kryesisht me vranësira. Më vonë padite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, ku ka mundësi të përzihen me borë dhe me rënie të temperaturës.

Related Articles