Hamasi: Bisedimet për pengjet zhvillon veç nëse ndalen sulmet izraelite

Hamasi: Bisedimet për pengjet zhvillon veç nëse ndalen sulmet izraelite

Hamasi thotë se nuk do të hyjë në asnjë negociatë për shkëmbim të pengjeve, derisa sulmet izraelite të ndalen një herë e përgjithmonë.

“Hamasi ripohon qëndrimin e tij për të mos kryer asnjë negociatë për shkëmbimin e të burgosurve nëse agresioni sionist kundër popullit tonë nuk ndalet një herë e përgjithmonë”, tha grupi, duke shtuar se mesazhi u ishte përcjellë të gjithë ndërmjetësve të përfshirë.

Këto komente vijnë pasi zyrtarët e Katarit dhe Izraelit u takuan gjatë fundjavës për të shqyrtuar mundësitë e rifillimit të bisedimeve për lirimin e atyre që mbahen ende në Gaza.

Shanset për një marrëveshje duken të pakta pasi kabineti i luftës izraelite e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndalojë luftimet në brez, raporton Al Jazeera.

Related Articles