H.S një 65-vjeçar nga Mitrovica, ka rënë aksidentalisht në lumin Buna në Shkodër, derisa ishte duke peshkuar.
Siç njofton TV Klan, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për 65-vjeçarin.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar edhe polumbarët (zhytësit) e RENEA-s.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.