Gemma Connell, shefja e Zyrës së OKB-së për Koordinimin për Çështjet Humanitare (OCHA), tha se një pauzë humanitare që lejon ndihmën në Gaza, nuk është e mjaftueshme.
Sipas saj lufta duhet të përfundojë sepse një pauzë “nuk do të ofronte lehtësimin që do të mundësonte ringjalljen e Rripit të Gazës”.
“Nuk u ofron njerëzve perspektivën për t’u rikthyer në jetë”.
“Kjo nuk u siguron fëmijëve që tani jetojnë në tenda jashtë vendit ku po qëndroj, aftësinë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe për t’i rindërtuar ato”, i tha ajo BBC-së