Të martën në fshatin Kishnapole të Gjilanit një person ka shkaktuar aksident ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
“I dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovarë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.