Në “Pressing” të T7, të mërkurën, kanë qenë të ftuar dy përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa dhe Jehona Lushaku.
Përballë tyre ishte aktivistja, Zana Avdiu, që tha se opozita duke përfshirë tri partitë parlamentare janë shumë të dobëta përballë Kurtit.
Madje, ajo ka theksuar se me këtë opozitë “Kurti i fiton zgjedhjet edhe pa fushatë.
Sipas saj, opozita ka qenë e heshtur përballë Qeverisë së Albin Kurtit, duke ia mundësuar LVV “që ta tallet në deklarata”, sipas Avdiut.
“Qeveria Kurti ka pas një luks të sillet kështu, të dalë të flas edhe atë çfarë po flet të tallet, duke thënë se nuk e shohin ëndërr as vendet e rajonit, kjo për shkak se ka një opozitë tejet të dobët përballë dhe ka një opozitë që është e demoralizuar përballë Albin Kurtit dhe partisë së tij. Unë mendoj që sinqerisht Kurti i fiton pa fushatë zgjedhjet e ardhshme përballë kësaj opozite tejet të heshtur, tejet të thatë”.