Pas humbjes së shkaktuar nga Uelsi me rezultat minimal, ekipit përfaqësues të Turqisë, nuk i ka mbetur asnjë kalkulim për të mbetur në garë, për të kaluar fazën e grupeve.
Nga dy ndeshje, të dyjat të humbura, Turqia eliminohet përfundimisht, ndonëse ka edhe një ndeshje për të zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve, atë kundër Zvicrës në kudër të xhiros së fundit në grupin A.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:0, edhe pse ka mundur fare lehtë të jetë më i thellë, pasi Gareth Bale, në minutën 62, humbi penaltinë.
Fundi i ndeshjes u përshkua me tensione nga të dyja ekipet, porse rezultati u dyfishua nga Uellsi në fund të takimit, gjatë periudhës së vazhdimit, duke i sjellur kësisoji Uellsit 3 pikë të reja, për ta kaluar në pozitën e parë, së paku deri në ora 21:00, kur zhvillohet takimi tjetër i këtij grupi, Itali – Zvicër.