Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar me vetëplagosje, plagosje por edhe tragjikisht.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Batushë të Gjakovës.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një 80-vjeçar është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi i njëjti ndodhej në gjendje të rëndë si pasojë e plagës që i ishte shkaktuar nga arma.
Të moshuarit i është ofruar tretman mjekësor, teksa gjendja e tij vazhdon të jetë kritike, njoftojnë burimet.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshmitë e dy djemve të të moshuarit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.