Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar dy ndërmarrje të cilat mbështesin zbatimin e mësimit dual.
Këto ndërmarrje i kanë mirëpritur ata dhe ua kanë treguar procedurat e zhvillimi të tyre, njofton Klankosova.tv.
Kurti është shprehur se kjo vizitë ka për qëllim ta lidh shkollën dhe punën, aftësimin profesional dhe vendin e punës.
“Ju jeni shembulli konkret i kësaj lidhjeje dhe iu dëshiroj sa më shumë sukses”, ka thënë Kurti.
Ndërsa Nagavci tha se Ministria e Arsimit është duke punuar me nxënësit që të aftësohen për tregun e punës.