Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ka pasur sonte në Klinë, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Gazetën Enigma se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Rreth orës 21:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në Klinë, ku një person ka mbetur i plagosur. Personi i dyshimtë është arrestuar kurse viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.
Tutje, ai shtoi se rasti është duke u hetuar.