“Kurti e kupton peshën e problemit të Asociacionit”

“Kurti e kupton peshën e problemit të Asociacionit”

Diplomati Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e kupton peshën e problemit rreth çështjes së Asociacionit.

Sipas tij, megjithatë, ajo peshë nis e bëhet më e lehtë duke u marrë me të hap pas hapi.

Petritsch tha se hapi i parë që propozon është që të bëhen shumë përpjekje për krijim të dialogut në mes të komuniteteve në veri.

I pyetur rreth intervistës së fundit nga Miroslav Lajcak se Kosova po humb kohë të çmueshme duke mos ecur përpara, ai mbështeti këtë mendim.

“Do ta mbështesja zotin Lajçak në këtë interpretim, sepse duhet kuptuar që problem ekziston brenda Kosovës. Çështjet e pazgjidhura në mes të minoritetit serb dhe shumicës. Serbia këtu është jashtë. Natyrisht, ajo ka ndikim të madh politik, ekonomik dhe financiar. Dhe ky aspekt duhet marrë parasysh. Mirëpo, Prishtina duhet të ketë shtrirje më serioze te serbët”.

“Kjo është e rëndësishme. E di që kjo është punë e vështirë. Por, politika është gjë e vështirë. Kam diskutuar edhe me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin për këtë temë, dhe ai duket se e kupton peshën e problemit. Mirëpo, ajo peshë nis e bëhet më e lehtë duke u marrë me të hap pas hapi. Hapi i parë që propozoj është që të bëhen shumë përpjekje për krijim të dialogut në mes të komuniteteve në veri. Kjo është pengesa më e madhe. Mirëpo, nëse ka sukses në këtë pikë, afrohet rruga drejt Asociacionit dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka deklaruar ai për REL.

Related Articles