Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.