Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë kësaj të shtune.
Një person në Gjakovë, në gjendje të dehur përmes telefonit ka shqetësuar nënën e tij.
Në gjendje të dehur edhe një person në Magure të Lipjanit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa një person tjetër në Letanc të Podujevës ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.
I dyshuari nga Gjakova është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt, njofton policia.