Kryeminitri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status, ku ka komentuar heqjen e regjimit të vizave.
Duke komentuar liberalizimin e vizave, që hyri në fuqi nga 1 janari i vitit 2024, Kurti ka shkruar se nuk e premtoi liberalizimin e vizave, por e realizoi një gjë të tillë.
“Nuk e premtuam, por e realizuam. Liberalizimi i vizave u jetësua sot. Tashmë do jemi më pranë njëri-tjetrit, edhe me diasporën tonë, për të ndarë së bashku momentet më të rëndësishme në jetët tona”, shkroi ai.