Një letër e një vogëlushi nëntëvjeçar, është bërë virale në platforëmën X.
Kjo për shkak se në gjuhën serbe, ai i kërkonte babadimrit t’ia plotësojë dëshirën e tij të Vitit të Ri, për të qëndruar në Mitrovicën e Kosovës, anise askush nga autoritetet e Kosovës nuk e rrezikon prezencën e tij aty.
”I dashur babagjysh, dëshira ime për Vitin e Ri është të qëndroj në K. Mitrovicë, të gjithëve ua keni përmbushur dëshirat, të njëjtën gjë mund ta bëni edhe për mua. Faleminderit për gjithçka”, thuhet në letrën e tij teksa duket ta ketë vizatuar edhe një fëmijë duke qarë.
Kjo letër u bë publike fillimisht nga një komentatore e pavarur italiane për gjeopolitikën, Ely Monteros, e cila shkruan:
”Kosovë, Letër Babagjyshit nga një fëmijë (9 vjeç) nga Mitrovica e Kosovës”.