NATO: Sulmet ajrore të Putinit në Ukrainë s’do të kenë suksese

NATO: Sulmet ajrore të Putinit në Ukrainë s’do të kenë suksese

Vala e sulmeve ajrore të Vladimir Putinit nuk do të ketë sukses që ta thyejë qëndrueshmërinë e Ukrainës.

Duke thënë kështu përmes një qëndrimi, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, dënon sulmet e Rusisë me raketa dhe dronë mbi civilët ukrainas, raporton The Telegraph.

“Kjo është një dëshmi tjetër e përpjekjes së Putinit për ta thyer qëndrueshmërinë e Ukrainës. Por, ai nuk do të ketë sukses”, thuhet në qëndrimin e NATO-s.

Aleanca shton se do të qëndrojë me Kievin “për aq kohë sa të duhet”.

“Aleanca tashmë i ka siguruar Ukrainës një gamë të gjerë të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mbetet e angazhuar për forcim të mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse”.

Related Articles