Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme.
Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë.
Dje në Polici kanë përfunduar një çift nga fshati Beguncë e Kaçanikut, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar se i gjithë sherri ka nisur pasi bashkëshorti i saj ishte kthyer nga kafeneja në shtëpi dhe pas konfliktit verbal mes tyre, 32-vjeçari dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka pasur sjellje agresive, që sipas tij kanë ardhur si pasojë e presionit që bashkëshortja ka ushtruar ndaj tij nën dyshimet për tradhti.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti do të hetohet në liri.