Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Mediet në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Para saj, Cameron është takuar edhe zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Derisa, mbrëmë kryediplomati ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.