E rëndë në Gjakovë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente

E rëndë në Gjakovë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente

Një familje në Gjakovë ku një vajzë e mitur tentoi t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet e sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Related Articles