Është raportuar për disa të vrarë në një shkollë të mesme në shtetin Perry, në IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sherifi i Qarkut Dallas, Adam Infante, në një konferencë të shkurtë për media tha sulmi ndodhi këtë mëngjes në orën 07:37 sipas kohës lokale.
Ai theksoi se policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes brenda shtatë minutave nga raportimi i rastit, dhe kishte hasur në disa viktima si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shkruan BBC.
Infante nuk dha detaje rreth numrit të viktimave apo të plagosurve.
Ai theksoi se ngjarja e rëndë ndodhi ende pa filluar mësimi.
Sherifi i Dallasit shtoi se i dyshuari është identifikuar por që refuzoi të jepte edhe më shumë detaje rreth identitetit të tij.