Arbër Çyrbja ka mbyllur bashkëpunimin me Klubin Futbollistik “Dukagjini” në më pak se katër muaj që nga koha kur u transferua në Klinë, shkruan Gazeta “Enigma”.
30 vjeçari nuk është ambientur mirë në “18 Qershori”, duke mos arritur asnjëherë ta gjejë veten.
Ai pas largimit nga Dukagjini është bërë menjëherë me klub të ri.
Çyrbja është rikthyer te Teuta e Durrësit, ekip në të cilën ka luajtur edhe më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit durrsak:
/Gazeta Enigma/