Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka dhënë dorëheqje nga pozita.
Në letrën që e ka bërë publike në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Mazreku ka renditur një varg arsyesh që e kanë çuar deri te ky vendim.
“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera, ai ka renditur edhe sukseset që, sipas tij, janë arritur gjatë kohës sa e ka drejtuar këtë institucion.
Për më shumë, lexojeni të plotë postimin e Mazrekut: