Gjatë spektaklit të Prime-it të sotëm në BBVK2, Gani Gërmia ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga shtëpia.
Ganiun në një gjë të tillë, e shtyn komentet e banorëve ndaj tij, për gjendjen e tij emocionale dhe lojën që po bën brenda.
Alaudini i tha se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pa një paralajmërim para 24 orëve ndaj Vëllaut të Madh.
Ganiu pranoi dhe tha se pret pas 24 orëve konfirmimin nga Vëllau i Madh për tu larguar.
Pas kësaj deklarate, Ganiu u thirr në dhomën e rrëfimeve për t’u qetësuar.