E goditi me thikë bashkëshorten në Fushë Kosovë, arrestohet shtetasi italian

E goditi me thikë bashkëshorten në Fushë Kosovë, arrestohet shtetasi italian

Është arrestuar një shtetas italian në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht me thikë bashkëshorten e tij, shtetase e Gjermanisë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22 e 30 minuta në lagjen Dardania në Fushë Kosovë.

Mësohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

Related Articles