Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Republika e Kosovës ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë.
Ajo ka shkruar në Facebook pas dy vitesh punë intensive me Selinë e Shenjtë, ka dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.
“Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, ka shkruar Osmani në Facebook.