Ka ndodhur një rrahje në Prizren, si shkak i një mosmarrëveshje në trafik.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur sot pasdite ku lëndime trupore ka pësuar një person, i cili ka marrë trajtim mjekësor.
Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit rreth këtij incidenti janë babë e bir.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku sipas tij Policia ka punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që personit (babait) t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.